Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngushëlluar Familjen Gucati, miqtë dhe dashamirët e saj, me rastin e vdekjes së Avdullahut, babait të Hysniut, kryetarit që Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së.
Në mesazhin e ngushëllimit, Lladrovci ka shkruar se “Qëndresa në këto ditë të vështira është rrugë e vetme. Familja Gucati dhe Hysniu, nuk janë vetëm, as dje, as sot, as nesër”.
Postimi i Lladrovcit në rrjetin social:
Me dhimbje të thellë mora lajmin se ka kaluar në amshim, Avdullah Gucati, baba i Hysniut, kryetar i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së.
I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen Gucati, miqtë dhe dashamirët të cilët e ndjejnë dhe përjetojnë këtë dhimbje.
Qëndresa në këto ditë të vështira është rrugë e vetme. Familja Gucati dhe Hysniu, nuk janë vetëm, as dje, as sot, as nesër!
Mbahuni të fortë!