Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se projekti i rrugës me katër korsi që lidhë qytetin e Komoranit, Drenasit dhe Skenderajt është nisur gabimisht dhe kjo jo për faj të komunës që ai drejton.
“Sepse rruga do duhej të nisej prej Komoranit në drejtim të Drenasit, pastaj në drejtim të Skenderajt, sepse gjithë qarkullimi i qytetareve të Drenasit dhe atyre të Skenderajt është më i madh prej Drenasit në drejtim të Komoranit, por jo prej Skenderajt në Drenas, sepse është qarkullim më i vogël, pra rruga duhet të niset prej rrugës kryesore në rrugë dytësore.”
“Rruga në territor të komunës time është bërë nga Polluzha deri në Gllobar, aty është ndalur dhe nuk ka vazhduar për Komoran, ministrat e infrastrukturës kanë dashur ta qojnë majtë e djathtë për interesa të ndryshme. Rruga Gllobar – Drenas – Komoran është e shpronësuar prej viteve 70-ta” tha Lladrovci në Rubikon të Klan Kosovës.
I pari i Drenasit tha se fajin për mos përfundimin e këtij projekti të filluar vite më parë e ka Qeveria Kurti, e cila e ka hequr buxhetin e paraparë prej 17 milionë eurosh.
“Kjo qeverisje ma ka hequr buxhetin për ketë rrugë kanë qenë 17 milionë të parapara edhe në vitin 2021 edhe në atë 2022 i ka hequr, janë 600 mijë euro dhe me to nuk mund ta bësh as një urë” tha Lladrovci.
Lladrovci tha se bazuar në premtimet e Qeverisë Kurti, kjo rrugë do të përfundoj në vitin e ardhshëm.