Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka publikuar një inçizim të vitit 1993, ku shihet edhe komandanti legjendar Adem Jashari, Bajram Mehmetaj, Ali Lajçi, Gëzim Avdimetaj, Isa Demiri, Zekiria Cana, Ismet Rashiti, Xun Çeta, Xhemail Fetahaj, Mal Lokaj, Bekim Lumi, Sadri Murtezaj, Ragip Grabovci, Qerim Shkreli etj.
“Incizim me Komandantin legjendar Adem Jasharit, me shokë e dashamirë me rastin e vizitës për ngushëllime te familja e Artistit të Popullit, Ndrekë Luca.
Është incizim i mesit të janarit të vitit 1993, ato ditë dola nga spitali në Tiranë ku u trajtova, pas torturave nga okupatorit serb, ku më kishin përcjellë Hashimi, Kadriu dhe Naiti. “ – ka shkruar ndër të tjera ai.
E plotë:
Incizim me Komandantin legjendar Adem Jasharit, me shokë e dashamirë me rastin e vizitës për ngushëllime te familja e Artistit të Popullit, Ndrekë Luca.
Është incizim i mesit të janarit të vitit 1993, ato ditë dola nga spitali në Tiranë ku u trajtova, pas torturave nga okupatorit serb, ku më kishin përcjellë Hashimi, Kadriu dhe Naiti.
Në videoincizim, në ngushëllime për aktorin e madh, Ndrekë Luca, vërehet Adem Jashari, Bajram Mehmetaj, Ali Lajçi, Gëzim Avdimetaj, Isa Demiri, Zekiria Cana, Ismet Rashiti, Xun Çeta, Xhemail Fetahaj, Mal Lokaj, Bekim Lumi, Sadri Murtezaj, Ragip Grabovci, Qerim Shkreli…të cilët po i dalloj.
E falënderoj nga zemra mikun tim Gëzim Avdimetajn, i cili ma dërgoi këtë video unike me rastin e ngushëllimeve te familja e Artistit të Popullit, Ndrekë Luca që aq shumë e deshti Kosovën!