Liverpooli mposht Chelsean në penallti dhe fiton trofeun e Kupës FA

Liverpooli është fitues i Kupës FA për edicionin 2021/22, pasi ka arritur të mposht Chelsean në finalen e madhe pas penalltive të ekzekutuara (6-5), pasi loja e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen me rezultat të barabartë 0-0.

Ekipi i Jurgen Klopp ka fituar edhe trofeun e dytë të sezonit, pasi ka fituar ndaj Chelseat në finalen e madhe të zhvilluar në Wembley.

 

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi për një nuancë Liverpoolit, i cili pati diçka më shumë nga loja, por Chelsea pati diçka më shumë nga rastet.

Megjithatë, edhe përkundër rasteve nga Luis Diaz (9’) për Reds dhe Christian Pulisic (17’, 24’), Marcos Alonso (28’) dhe Romelu Lukaku (45+), portat mbeten të paprekura.

 

Pjesa e dytë ishte thuajse e barabartë, me të dyja skuadrat që krijuan më shumë, por pa arritur ta tundin rrjetën.

Blutë provuan me Pulisic (47’, 68) dhe Alonso (49’), ndërsa Reds tentuan me anë të Andrew Robertson (51’, 85’), Luis Diaz (52’, 83’) dhe Diogo Jota (61’), por pa sukses dhe ndeshja e rregullt u mbyll baras 0-0.

Kështu, pas 90 minuta lojë, ndeshja finale mes dy klubeve të mëdha angleze shkoi në vazhdime për ta përcaktuar fituesin.

 

Megjithatë, fituesi nuk u gjet pas 15 minutave të parë, pasi skuadrat ishin të lodhura dhe nuk arritën të krijojnë shumë apo të rrezikojnë.

As pjesa e dytë e vazhdimeve nuk prodhoi diçka për të veçuar përveç zëvendësimeve dhe fituesi i desh të përcaktohej nga ekzekutimi i penalltive.

Në penallti, më të saktë ishin lojtarët e Liverpoolit, të cilët arritën të fitojnë me rezultat 6-5 dhe kështu ta fitojnë trofeun e FA Cup për edicionin 2021/22.

Te Liverpooli të saktë ishin James Milner, Thiago Alcantara, Roberto Firmino, Jota dhe Kostas Tsimikas, ndërsa humbi Sadio Mane, ndërsa te Chelsea shënuan Alonso, Reece James, Ross Barkley, Jorginho dhe Hakim Ziyech, teksa dështuan Cesar Azpilicueta dhe Mason Mount./Telegrafi/

 

 

 

 

 

Next Post