Sali Berisha bëri një rezyme të karrierës së Lulzim Bashës që nga koha kur ky ka qenë në krye të Bashkisë së Tiranës, duke e quajtur atë një “kallp-opozitar”. Berisha tha se Basha nuk lëvizi për të organizuar protesta kundër Ramës gjatë kohës që ishte në krye të bashkisë, ndërsa çdo nismë që nisi e ndërpreu me urdhër të atij që as ai vetë nuk e di, “çdo protestë që e nisi e ndërpreu në mes, bëri prita kundër bashkëpuntorëve dhe personaliteteve të Partisë Demokratike, duke bërë gjithçka për të ndërtuar monumentin e Bashizmit, por në fakt ndërtoi monumentin e Hiçit” tha Berisha.