14:31 – Kurti: Kryetarë të rinj mund të ketë veç pas zgjedhjeve – adresa për trysni është Beogradi, jo Prishtina
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se vetëm pas zgjedhjeve të reja në veri të vendit mund të ketë kryetarë të rinj dhe se sipas tij, ndërtesat e komunave atje janë asete të Kosovës.
Kurti tha se sundimi i ligjit duhet të vlejë për të gjithë dhe se nuk mund të ketë asnjë pakicë të privilegjuar, teksa shtoi se të gjitha komunitetet duhet të çlirohen prej elementeve me ideologji ekstremiste.
“Unë e kuptoj që në zgjedhjet që janë mbajtur në veri të Kosovës ka pasur dalje shumë të ulët dhe legjitimiteti është i vakët, mirëpo këta kanë pak legjitimitet e ata të tjerët kanë aspak legjitimitet”.
“Prandaj, pas zgjedhjeve të reja mund të ketë kryetarë të rinj, e nuk mund të ketë kryetarë pa zgjedhje të reja dhe zyrat e ndërtesat e komunave në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok janë asete të Kosovës”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.
Më tej, i pari i qveerisë tha se adresa për trysni në mënyrë që të arrihet normalizimi është Beogradi e jo Prishtina.
“Gjithcka është duke shkuar drejt normalizimit dhe kjo do të mund të bëhej edhe më shpejt po të mos ishin obstruksionet e Beogradit”.
“Për tu bërë normalizimi, adresa ku duhet të bëhet trysnia nuk është Prishtina që është kryeqyteti i shtetit më demokratik e policinë më profesionale në Ballkan, por është Beogradi i cili duke mos u distancuar nga krimet e Millosheviqit”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
14:17 – BE-ja thirrje Kosovës e Serbisë për shtensionim të situatës, kërkohet edhe themelimi i Asociacionit
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrel, ka thënë se zgjedhjet e reja në katër komunat në veri duhet të shpallën sa më shpejt të jetë e mundur.
Borrell tha se zgjedhjet e reja duhet të jenë gjithëpërfshirëse teksa shtoi se presin që serbët e Kosovës të marrin pjesë në to.
“Presim që Kosova të veprojë të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Kryetarët e komunave duhet t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të ndryshme nga ndërtesat komunale. Dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet do të çojë në pasoja negative.”, tha Stano, njofton Klankosova.tv.
Tuje, ai shprehu shqetësimin edhe për gjendjen e gatishmërisë më të lartë të ushtrisë së Serbisë, ndërsa dënoi edhe dhunën ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë dhe mediave.
Borrell më tej kërkoi nga Kosova e Serbia të nisin sa më shpejt zbatimin e marrëveshjes bazë dhe aneksit, e cila sipas tij, “përfshin fillimin pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm të punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.
“Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të veprojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen menjëherë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës që garanton siguri dhe demokraci pjesëmarrëse për të gjithë qytetarët dhe hap rrugën për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksit të saj. Kjo përfshin fillimin pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm të punës për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe”, tha Borrell, njofton Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
09:38 – Vazhdon protesta në Leposaviq, raportohet se Hetemi është larguar nga objekti i komunës
Në Leposaviq serbët janë mbledhur sërish për të protestuar, duke nisur kështu ditën e gjashtë të protestës atje.
Në Leposaviq sot në mëngjes është qetësi, ndërsa në pllajën përballë komunës së Leposaviqit janë pjesëtarë të KFOR-it italian të stacionuar pas telave me gjemba dhe gardhit metalik, ndërsa ka edhe autoblinda të njësive speciale të Policisë së Kosovës.
Në rrjetet sociale gjatë natës u përhap lajmi se kryetari i sapoemëruar Lulzim Hetemi është larguar nga ndërtesa e komunës, Kosova Online, transmeton Klankosova.tv.
09:35 – Peci i Zveçanit s’del në punë: S’e kam menduar dorëheqjen
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se sot nuk ka dalur në punë për shkak të vikendit.
Në një prononcim për Klankosova.tv, Peci tha se përkundër diskutimeve për mundësinë e zgjedhjeve të parakohëshme, një gjë të tillë s’e ka menduar ende.
“Për bese ne s’e kemi menduar atë. Nuk mund të them diçka përfundimisht. Na duhet të bisedojmë me kabinet”, tha Peci, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, mbrëmë për NBC tha se nuk e përjashton mundësinë për zgjedhje të parakohshme në veri, por sipas tij “ato duhet jenë fer, demokratike dhe të lira”.
“Kryetarët e rinj duket se nuk e kanë legjitimitetin e mjaftueshëm për shkak të pjesëmarrjes së vogël të votueseve në zgjedhje. Ne kemi bërë thirrje që të gjithë të marrin pjesë, por Beogradi ka kërkuar nga qytetarët serbë që t’i bojkotojnë zgjedhjet e 23 prillit”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
09:27 – Dita 6: Vazhdon protesta e serbëve në Zveçan
Protestat në veri kanë hyrë në ditën e gjashtë, ku rreth 100 protestues serbë kanë dalur në Zveçan përpara objektit të komunës.
Për sigurinë në këtë komunë po vazhdon të kujdesët KFOR-i, ku patrulla të tyre janë vendosur pas telave me gjemba, ndërsa situata vazhdon të jetë e qetë, shkruan Kosova Online, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se serbët në mënyrë që të ndalen protestat po kërkojnë largimin e kryetarëve nga objektet komunale bashkë me Policinë e Kosovës prej atje.