“Lista Serbe” ka reaguar pas sulmit terrorist në veri të Kosovës që ndodhi të dielën. Në reagimin e tyre kanë thënë se “shprehin ngushëllime për familjet e serbëve të vrarë dhe të policit shqiptar të Kosovës”.
“Po ashtu, themi se do të kërkojmë hetim për vrasjen e së paku dy serbëve të vrarë gjakftohtë edhe pse janë dorëzuar. E pyesim bashkësinë ndërkombëtare pse EULEX-i nuk mori pjesë në operacion, por vetëm policia e Kurtit?”, thuhet në reagim.
Kjo parti ka thënë se “kanë nevojë urgjente për KFOR-in dhe EULEX-in që të vendosën në veri dhe parandalojnë përshkalëzimin e mëtejshëm të situatës”.
“Fatkeqësisht, ndodhi ajo që dëshiroi Kurti”, përfundon reagimi i tyre.