GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ekonomi

​Lirohet mielli në Kosovë, buka jo

13/05/2023
në Ekonomi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
​Lirohet mielli në Kosovë, buka jo
Share on FacebookShare on Twitter
Çmimi i grurit dhe miellit në Kosovë është ulur rreth 25 për qind, mirëpo furrtarët vazhdojnë të mos ulin çmimin e bukës. Furrtarët arsyetohen se i kanë rritur pagat e puntorëve dhe se ka shtrenjëtim të energjisë elektrike, me ç’rast as nuk premtojnë ulje të shpejtë të çmimeve të prodhimeve të tyre. Aktualisht, çmimi për 100 kilogramë miell blihet deri në 44 euro.
Në anën tjetër, qytetarët kërkojnë uljen e çmimit të bukës, të cilët paguajnë 0.50 euro për gjysmë kilogrami bukë. Derisa në disa vende, si në Fushë Kosovë, ky çmim është deri në 0.60 euro.

Kryetari i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës, Muhamet Farizi thotë se furrtarët duhet t’i ulin çmimet, nëse miellin e marrin me çmim më të ulët.

Farizi: Furrtarët e kanë me borxh t’i ulin çmimet nëse miellin e marrin me çmim më të ulët

“Varshmëria e çmimit të miellit varion edhe prej çmimit të grurit dhe gjithashtu buka duhet të varet prej çmimit të miellit, pasi janë të lidhura reciprocikisht. Çmimi i miellit ka rënë prej 20 deri në 25 për qind, varësisht nuk i kanë të njëjta çmimet e miellit, sepse nuk ka marrëveshje mes njërit-tjetrit që të shkojnë çmimet njësoj, por mos të bazoheni në vetëshërbime, bazohuni te çmimi i mullistit. Duhet të bie edhe çmimi i bukës, por nuk presim në vlerë shumë të madhe, mund të bjerë deri në 15 për qind. Por, ata të cilët prodhojnë pjekurina kanë kushte t’i ulin, ndërsa ata që nuk prodhojnë pjekurina bazohen vetëm në bukë dhe e kanë të vështirë. Megjithatë, me fat duhet me qenë shumë populli, sepse ka shumë furrtarë, ka zejtarë të mirë të furrtarëve, por uljen e çmimeve e kanë borxh nëse miellin e marrin me çmim më të ulët”, thotë Farizi.

Megjithatë, edhe pas rënies së çmimit të grurit dhe miellit, furrtarët vazhdojnë t’i mbajnë çmimet e larta.

 

Tags: Çmimi i miellitKosovëMiellirenie e cmimit
ShareTweetShare
Previous Post

Mosmarrëveshje në trafik, arrestohet një person në Deçan

Next Post

ZKA-ja shpenzon mbi 160 mijë euro për qira, Spanca: “Kemi edhe lëvizje të stafit”

Next Post
ZKA-ja shpenzon mbi 160 mijë euro për qira, Spanca: “Kemi edhe lëvizje të stafit”

ZKA-ja shpenzon mbi 160 mijë euro për qira, Spanca: "Kemi edhe lëvizje të stafit"

Lajmet e fundit

“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.