Dera e komunës së Leposaviqit është hapur, pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës.
Siç raporton Tëvë 1, kryetari i kësaj komune, Lulzim Hetemi tani është duke hyrë në objekt.
Njësia Speciale e Kosovës ka përdorur gazlotsjellës për të shpërndarë turmën e serbëve lokal të cilët janë barrikaduar para objektit të komunës, e të cilët nuk kishin dëgjuar ultimatumin për t’u larguar.
Forcat policore kanë filluar ta largojnë edhe një kamion i cili ishte vendosur aty si barrikadë.