Avokati Besnik Berisha është liruar, pasi Gjykata ka refuzuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.
Këtë e ka konfirmuar avokati i Berishës, Naim Rudari.
“E ka një masë, ndalohet me iu afru vendit apo personit të caktuar”, tha ai.
Në kërkesën e Prokurorisë thuhej se për të pandehurin B.B., ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-ës, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale nga neni 380 paragrafi 1 të KPRK-ës dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare” nga nen 386 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 të KPRK-ës.