Një javë pasi u liruan nga burgu vëllëzërit Nexhat e Fadil Demaku, ka ardhur lajmi edhe për lirimin e vëllëzërve Demaj.
Lajmi është dhënë nga asamblisti Petrit Gashi.
Postimi i plotë i Gashit:
Me gëzim të madh e prita lajmin për lirimin e vëllezërve Demaj nga burgu në të cilën padrejtësisht janë akuzuar dhe dënuar. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte dhe mbetet njëra nder historitë me krenare të kombit tonë, prandaj protagonistet e saj sado që ti përndjekin një ditë Drejtësia do vendoset në vend.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e pastër si loti, dhe ajo luftë na solli Lirinë dhe Pavarësinë që ne e gëzojmë sot.
Shpresojmë dhe besojmë së të gjithë shokët të cilët padrejtësisht qëndrojnë në burgje të lirohen dhe ta shijojnë lirinë për të cilën kontribuuan.