GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Lirohen nga akuza Arbër Sejdiu dhe dy të tjerë, të akuzuar për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje

18/07/2023
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarve Muhamet e Arbër Sejdiu dhe Gazmend Peci, të cilët akuzoheshin për tentim vrasje e armëmbajtje pa leje.

Ndryshe, Arbër Sejdiu është i akuzuar edhe në rastin vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj. Marigona Osmanit.Sipas aktgjykimit të shpallur të martën nga kryetari i trupit gjykues, Habib Zeqiri, të akuzuarit janë liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës me arsyetimin se nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale si në aktakuzë.

Sipas aktgjykimit, janë konfiskuar në mënyrë të përhershme katër gëzhoja, tri predha, një shufër e gomës si dhe një fishek 7×62 mm.Ndërsa, shpenzimet e procedurës bien në barrë të kësaj gjykate.Sipas aktakuzës, të akuzuarit Muhamet Sejdiu dhe Arbër Sejdiu më 11 korrik 2013 në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj afër pompës së derivateve “Kema Petrol”, me dashje kishin tentuar që t’i privojnë nga jeta Gazmend Pecin dhe Fevzi Smajlin, në atë mënyrë që kishin shtënë me armë zjarri të kalibrit 9×19 mm, katër herë në drejtim të tyre, me ç’rast kishin goditur veturën në pjesën e prapme, të cilën ishte duke e vozitur Gazmend Peci, e tipit “Pasat”, duke rrezikuar jetën edhe të pasagjerit Fevzi Smajli.

Gjithnjë sipas aktakuzës, krejt kjo kishte ardhur pasi në muajin shkurt të vitit 2012, Gazmendi kishte bërë një marrëveshje me vajzën e të pandehurit të parë, I.S, që të lidhin martesë për t’ia rregulluar shtetësinë suedeze, për të cilën Gazmendi kishte për të paguar 20 mijë euro, ndërsa kishte dhënë parapagesën në shumën prej 7 mijë e 500 euro sipas marrëveshjes, gjë që nuk kishte ndodhur deri më tani martesa në fjalë.

Me këtë, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, nga neni 178, par. 1, nënparagrafi 1.5 lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal.

Sipas dispozitivit II të aktakuzës, me datë, kohë dhe vendin si në dispozitivin e parë të kësaj akuze, të pandehurit kishin mbajtur në mënyrë të paautorizuar armën e llojit revole të kalibrit 9x19mm, të cilën e kanë përdorur në rrethana dhe mënyrën, si në dispozitivin e parë të kësaj aktakuze.Me këtë, akuzohen se në bashkëkryerje kanë veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armēve” nga nenin 374, par. 1 të Kodit Penal.

Tutje, sipas aktakuzës i akuzuari Gazmend Peci më 11 korrik 2013, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj afër pompës së derivateve “Kema Petrol”, me dashje kishte tentuar të privojë nga jeta Muhamet e Arbër Sejdiun dhe Admir Aliun, në atë mënyrë pasi që kishte filluar konfliktin me Muhametin tek shtëpia e këtij të fundit, i pandehuri kishte vazhduar rrugën nga Ferizaj për në drejtim të Prishtinës, pasi që i ishte vënë pas ndjekjes Muhameti, Arbëri dhe Admir Aliu, kishte nxjerrë revolen dhe kishte shtënë një herë në drejtim të tyre, duke goditur në pjesën e përparme të motorit të automjetit “Volvo”, e cila ishte pronë e familjes Sejdiu.

Sipas aktit akuzues, krejt kjo kishte ardhur për shkak të marrëveshjes që Gazmendi e kishte bërë me vajzën e të pandehurit të parë rreth martesës për t’ia rregulluar shtetësinë suedeze.Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” nga neni 178, par.1, nënparagrafi 1.5 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal.

Sipas dispozitivit IV të aktakuzës, me datë, kohë dhe vendin si në dispozitivin e tretë të kësaj aktakuze, i pandehurit kishte mbajtur në mënyrë të paautorizuar armën e llojit revole të kalibrit 7×26, të cilën e kishte përdorur ne rrethana dhe mënyrën si në dispozitivin e tretë të kësaj aktakuze.Me këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronēsi, kontroll, posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armēve”, nga neni 374, par. 1 të Kodit Penal, vepër me të cilën kryerësi dënohet me gjobë deri në 7 mijë e 500 euro ose me burgim deri në pesë vjet. /BetimipërDrejtësi

Tags: akuzaArber Sejdiulirim
ShareTweetShare
Previous Post

Nis takimi i Osmanit me përfaqësuesit e OVL të UÇK-së

Next Post

Tejkalim në vijë të plotë, gjobë 150 euro dhe 2 pikë minus

Next Post
Tejkalim në vijë të plotë, gjobë 150 euro dhe 2 pikë minus

Tejkalim në vijë të plotë, gjobë 150 euro dhe 2 pikë minus

Lajmet e fundit

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

18/05/2025
Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

18/05/2025
Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.