Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj lajmit që tre policët kufitarë të rrëmbyer rreth dy javë më parë nga autoritetet serbë janë liruar nga qendra e paraburgimit në Kralevë
Pacolli ka shkuar përmes Facebook, “Më në fund lirohen policët e rrëmbyer në veri”.
Burimet e IndeksOnline kanë konfirmuar se policët Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi u liruan në fund të seancës gjyqësore e cila nisi sot në orën 09:00