Dje rreth orës 16:37, në rrugën Hajredin Bajrami në Lipjan, tre persona kanë vjedhur veturën e dy ankuesve.
Sipas policisë, të dyshuarit kanë arritur të ndalohen, dhe gjatë kontrollit, tek ta është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e gjatë.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se bashkë me armën janë sekuestruar edhe 29 fishekë.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, janë kontrolluar edhe shtëpitë e të dyshuarve.
Rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
“Dy ankuesit meshkuj kosovarë (pronar të një auto-salloni ) kanë raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovarë, u kanë marr veturën e tyre. Policia ka arritur të ndalojë të dyshuarit dhe gjatë kontrollit te të njëjtit u është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e gjatë. Me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve, rasti vazhdon në procedurë të rregullt” thuhet në njoftim të Policisë.