Lionel Messi vazhdon të investojë. Futbollisti argjentinas për të cilin ka skenarë për rikthim në Barcelonë ditët e fundit bleu aksione në Vicio, rrjeti më i famshëm i ushqimit të shpejtë me bazë në Barcelonë.
Kjo kompani e veçantë ka 15 dyqane në Barcelonë dhe Madrid dhe së bashku me Messin, kanë investuar edhe Antoine Griezmann, Andres Iniesta dhe Sergio Busquets. Kompania filloi në vitin 2020 dhe po tregon rritje të jashtëzakonshme dhe… fitime të çmendura.
Vicio së fundmi ka mbledhur 17 milionë euro fonde investimi, por shuma që Lionel Messi ka vënë nuk është bërë e ditur.
Që nga viti 2020, Vicio është lider në kategorinë e burgerëve premium. Kompania e mbylli vitin 2022 me një xhiro prej 20 milionë eurosh, një rritje e pesëfishuar krahasuar me një vit më parë.