Fatmir Limaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate ka folur rreth moslejimit të mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë më 3 prill.
Sipas tij, zgjedhjet serbe është dashur të mbahen dhe se institucionet shtetërore është dashur të gjejnë modalitete të duhura, pasi që edhe pozicioni i Kosovës në dialog është ligshtuar.
“Unë mendoj që aty ka pasur disa përpjekje për të ardhur deri të modaliteti i zgjedhjeve serbe në Kosovë, ka pasur disa propozime nga Qeveria e Kosovës dhe kjo tregon që ne këtu kemi si qeveri si shtet kemi problem me dhënë përgjigjen shtetërëore dhe zgjidhjen. Ka dy tri forma që kanë tentuar të ndryshojnë diçka. Kur jemi në qeveri duhet të kemi zgjidhje shtetërore duhet pretenduar për zgjidhje në interes të shtetit, jo gjithëherë është në bindje me interesat e tuaja. Populli i Kosovës dhe miqtë tanë në këtë rast presin nga ne vendime shtetërore burrështetas jo veprime me situata të tilla sikur që janë të ndishme për të marrë vendime të konsumit momental e ditor, unë frikoj që pozicion negiociues i Kosovës është ligështuar”, tha ai.
Ai në “Këndin e Debatit” në Tëvë 1, deklaroi se zgjedhjet serbe në Kosovë janë mbajtur edhe viteve paraprake për shkak se është tentuar që të integrohen serbët në institucionet e Kosovës.
“Në esencë paketa e Ahtisarit Kosova është një shtet multietnik dhe në zemrën e Kushtetutës është e Ahtsiarit siç e dini kemi bërë kompromise të mëdha për të ardhur te pavarësia dhe jo rrallë herë i dëgjojmë edhe opnionistët nëse shohim sistemin tonë juridik me të drejta të ofruara për minoritete, pse ka ndodhur sepse rasti i Kosovës ka qenë specifik besoj lufta në Ukrainë për ata që e lexojnë edhe që merren me këto punë mjaftueshëm e dijnë sa vështirë ka qenë me ardh teë pavarësia. Kosova për të nxjerrur pavarësinë ka bërë kompromise dhe mendoj që burrështetasi në Qeverinë e Kosovës nuk duhet ta bëjë atë që do ta ndëgjojë populli, politikani duhet ta bjëë atë që duhet bërë jo atë që do ta ndëgjosh ti atë që duhet për vendin mendoj që nuk ka qenë nevojë për me u bë dramë me vazhdim një praktike e në këto pastaj me kriju favore dhe hapësira të negociatave me qenë Kosova në një situatë tjetër, por ne ende nuk i kemi përmbyllur bisedimet me Serbinë”, deklaroi Limaj.