GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Limaj: Kurti të hënen do ta nënshkruan marrëveshjen me Vuçiqin në Bruksel

25/02/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i NISMA, Fatmir Limaj, i ftuar në BlicInterview, me Astrit Gashin, ka deklaruar se në lidhje me takimin që do të zhvillohet të hënën më 27 shkurt në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të diskutuar për propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve, kryeministri Kurti do ta nënshkruajë marrëveshjen, e cila sipas tij përmban në vete edhe kërkesën për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Pres produktin e krejt asaj që ka ndodhur dy vitet e fundit, pres që të nënshkruhet marrëveshja mes Kurtit dhe Vuciqit, pra plani franko-gjerman. Asgjë tjetër. Për mua me rëndësi janë parimet. Kur bëhet marrëveshja, ajo pastaj ka fazat e implementimit. Koka e kësaj pune është marrëveshja, e jo plani i implementimit. Nuk është implementimi zemra e marrëveshjes, por zemra është vetë marrëveshja, ato 10 parimet apo pikat, prej saj derivon kalendari i implementimit të të gjitha pikave, për të cilat mund të arrihet të hënën marrëveshje. Për aq sa kemi parë, një nga pikat në planin frank-gjerman është edhe Asociacioni. Dhe kur ju e nënshkruar marrëveshjen, praktikisht e keni nënshkruar krejt, pra edhe Asociacionin”, tha Limaj, shkruan GazetaBlic.

Ai më tutje shtoi se pas nënshkrimit të marrëveshjes përcaktohet kalendari i implementimit, të cilin kalendar Limaj e cilësoi si aneks marrëveshje.

“Zemra e gjithë kësaj që ndodhë të hënën është ajo që do të nënshkruhet, pra marrëveshja. Dhe palët marrin obligim zbatimin e marrëveshjes, pra të gjitha atyre pikave që janë marrëveshje. Dhe si bëhet kalendari i zbatimit të atyre pikave vendoset pastaj. Ka mundësi që edhe të hënën të përfundon çdo gjë, pasi që ekziston edhe plani i implementimit”, tha Limaj.

Sa i përket kërkesës së Serbisë se para se të arrihet marrëveshja, Kosova duhet të fillojë me themelimin e Asociacionit dhe ngurrimin e Kurtit për të nisur procesin, para se të nënshkruhet marrëveshja, Limaj tha se tha se ky është triku në negociata, ku palët parashtrojnë kërkesa maksimaliste, dhe vjen në pikën që nuk e ke imagjinu.“Kryeministri ynë as që e ka imagjinu që ka me ardh në një situatë të tillë, pra te nënshkrimi i marrëveshjes qe ka asociacionin brenda, që nuk e ka njohjen, që nuk ka asgjë brenda, që fiton, Serbia, që nuk fiton Kosova.

Kryeministri krejt jetën e tij politike e ka ndërtuar në refuzim të cdo raporti Kosovë-Serbi, që ka rrëzuar kamiona, ka mobilizuar popullin kundër decentralizimit, kundër marrëveshjes së Vjenës, që ka thënë nuk bisedoi me Serbinë pa kërkuar falje, etj. Pra është një shok i vërtetë për këtë kryeministër se ku i ka ardhur gjendja ”, tha Limaj.

Tags: Albin KurtiFatmir limajmarveshja
ShareTweetShare
Previous Post

Limaj: Kemi një kryeministër që është plastelinë politike

Next Post

“Shita gjithçka”, si u mashtruan 176 qytetarë me blerjen e banesave që s’u ndërtuan kurrë

Next Post

“Shita gjithçka”, si u mashtruan 176 qytetarë me blerjen e banesave që s’u ndërtuan kurrë

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.