Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, duke thënë se ai nuk di të lexojë situata.
Sipas Limajt, Kurti ka qenë në anën e kundërt të historisë.
“Mos harroni, në krye të Qeverisë e keni një njeri i cili kurrë s’ka ditë me lexu situatën. Asnjëherë. Nëse për diçka është i njohur kryeministri i Kosovës është se ia ka huq gjithmonë situatave në Kosovë… Ky njeri, ky s’ka ditë me lexu kurrë situata për Kosovën, në temat e mëdha. Ka qenë në anën e kundërt të historisë, edhe njëherë po them, krejt kemi qenë Rambujesë, ky ka qenë kundër Rambujesë. Kemi qenë ndaj Vjenës ky ka bërë protesta, demonstrata”, deklaroi ai.
Limaj theksoi se kryeministri Kurti nuk ka ditur ta lexojë as “luftën Ukrainë – Rusi”.