Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me veprimet që ka bërë për veriun e vendit.
Limaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se pjesa veriore e Kosovës nuk integrohet me bazat e njësive speciale.
“I margjinizove ata, ju dhe pretekstin për me u largu nga institucionet, i deshën uniformat, u l;arguan nga gjykatat, nga prokuroritë, dhe ku janë targat? I shtynë targat, të erdhën barrikadat, cka solle? Rrugën që ndjeke, cka solle?”.
Limaj tha se kjo rrugë e të bërit politikë është primitive.
“Integrimi i pjesës veriore të Kosovës bëhet me bazat e njësive speciale a ? Qe qikjo është politike primitive. Ju mendoni me dy-tri baza të njësive speciale integrohet Mitrovica a? Ju mendoni që Mitrovica mbahet me ushtri a? Përjetësisht a?
Nuk është kjo rruga edhe s’mbahet kjo. Nuk është rruga që na mundemi me zgjedh. Kjo edhe është e dëmshme, edhe është shpenzuese edhe s’ka Kosova resurse me ba këtë punë kështu. Kjo nuk është rruga që duhet me zgjedh. Na duhet me zgjedh rrugën e vështirë, po më të sigurtë.”.