Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj u shpreh se llogaridhënia ndaj Vetëvendosjes, përkthyer me vota në zgjedhjet e 9 shkurtit, është shumë pak.
Sipas Limajt, rënia e VV-së për 10% në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, është përqindje e vogël.
‘’Nuk është që më ka knaq ky 40-tshi, por në fund të fundit nuk është pak 10%. Kjo flet për pjekurinë e votuesve’’, tha Limaj në Debat Plus.