Reagime të shumta në vend ka pasur pas miratimit të projektligjit për Pagat në Sektorin Publik dhe Projektligjin për Zyrtarët Publikë.
Edhe Konsorciumi për të Drejtat e Punës dhe Koalicioni për Drejtësi Shoqërore dhe të Drejta Socio-Ekonomike kanë shprehur shqetësimin lidhur me vërejtjet dhe problemet për këto dy projektligje.
Sipas reagimit të tyre thuhet se Ligji për Pagat, i cili ka për qëllim të harmonizojë pagat në sektorin publik, është miratuar pa e përcaktuar vlerën monetare të koeficientit i cili përdoret për të caktuar lartësinë e pagave, duke pamundësuar kështu diskutimet më të thella mbi vlerat e pagave nga grupe të ndryshme shoqërore, si dhe duke cenuar parimet e sigurisë juridike dhe ligjshmërisë.
Po ashtu në reagim po ashtu thuhet se edhe Ligji për Zyrtarët Publik, i cili ka për qëllim rregullimin e marrëdhënies së punës së zyrtarëve publik në institucionet e Republikës së Kosovës, në formën në të cilën është miratuar rrezikon të shtojë ndikimin politik në shërbimin civil.
“Konsorciumi për të Drejtat e Punës dhe Koalicioni për Drejtësi Shoqërore dhe të Drejta Socio-Ekonomike shprehin shqetësimin që miratimi i këtyre dy ligjeve në këtë formë rrezikon ta kthejë tërë procesin në pikën zero, varësisht nga vlerësimi i kushtetutshmërisë nga Gjykata Kushtetuese. Po ashtu, nënvizojmë edhe nevojën që ligjet e një rëndësie të tillë të miratohen me dakordim më të gjerë politik në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në reagim.
Poashtu thuhet se këtij reagimi i bashkohen organizatat, sindikatat dhe federatat sindikale të listuara më poshtë:
Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) dhe
Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës (SPSP),
Federata e Sindikatës së Pavarur për Komunikacion dhe Lidhje të Kosovës (SPKLK),
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK).
Grupi Avokues i Kosovës (KAG),
Grupi i OJQ-ve për Veprim të Përgjegjshëm Mjedisor (ERA),
Gratë për Gratë e Kosovës (KË4Ë),
Instituti Demokraci për zhvillim (D4D),
Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime – “iCHAT”,
Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS,
Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”,
Nevo Koncepti (NVK),
OJQ Iniciativa për Zhvillim Lokal (IZHL),
OJQ Handikos Gjakovë,
OJQ “ZANA”,
OJQ “Gruaja Hyjnore”,
OJQ “Green Energy Kosova”,
Oda ndërkombëtare e të rinjëve Prizren (JCI Prizren),
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit (OHT),
Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ),
Qendra Kosovare për Vetë-përkrahje (QKVP),
Qendra Për Politika dhe Avokim (QPA),
PEN – Peer Educators Network,
Rrjeti i Grave të Kosovës (KWN),
Sindikata e Policisë së Kosovës (SPK),
Sindikata e punëtorëve të Aeroportit Limak Kosova,
Sindikata e Pavarur e Punëtorëve IPKO (SPPI),
Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës (SSHCK),
Shoqëria për Zhvillimin e Edukimit dhe Ndërmarrësisë (SEED), dhe
Solidar Suisse në Kosovë.