Draft-ligji për ligjin e pagave, i cili u publikua ditë më parë nga mediet, ka paraparë përcaktim të pagave, që nga institucionet më të larta të vendit, e deri tek ato të niveleve lokale.
Përveç koficientit për pagat për secilin sektor, me ligjin e pagave, parashihet që asambleistët e kuvendeve komunale, të mos mund të ushtrojnë ndonjë profesion tjetër në sektorin publik.
Nëse një asambleist punon edhe si mësimdhënës, nuk do të mund të paguhet për të dyja punët që i bënë.
E kjo po shihet si problem nga Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Në një bisedë për Gazeta Blic, Ibrahimi thotë se me këtë nen të këtij draft-ligji, mund të prodhojë pasoja që asambletë komunale të jenë më të dobëta.
Kjo për shkak që sipas tij, do të binte interesimi i qytetarëve që të kandidojnë për të zënë një vend në asamble komunale – rrjedhimisht do ta ulte nivelin e kandidatëve.
“Në draft ligjin për paga nuk do të ketë shtesa apo mëditje për anëtarët e kuveneve komunale për pjesëmarrje nësë seancat e kuvendeve komunale por anëtarët e KK-ve do të kenë pagë fikse. Gjithashtu, nëse një anëtar merr pagë si mësimëdhënës, mjek apo ndonjë pagë tjetër në sektorin publik, nuk do të mund të marrë as pagë të dytë apo mëditje me rastin e të qenurit anëtar i KK-së. Qytetarët me kredibiltet edhe me profesione mjekë, profesor, etj, mund të tërhiqen nga të qenurit anëtar i KK apo nuk do të hyjnë më në listat për anëtar të Kuvendeve të Komunave. Ashtu ashtu ndër vite kualiteti i KK-ve është duke rënë sepse nuk po ka interesim të personaliteteve të ndryshme për të qenë anëtar i KK-së. Tash shtrohet pyetja se a mos do i kontribuojë ky projekt ligj edhe më shumë rënies së kualitetit të KK-ve. Mendoj se qëllimi i çdo ligji duhet të jetë forcimi i KK-ve e jo dobësimi i tyre”, thotë Ibrahimi për Gazeta Blic.
“Si mund të angazhohet e të merr pjesë në mbledhje një anëtar i KK pa pagesë fare, edhe pse ai ka një pagë tjetër, por ky është angazhim shtesë për të, është i zgjedhur i popullit, andaj meriton një trajtim siç duhet, pasi është zëri i qytetarëve në KK.
Duhet të merret në konsideratë kjo çështje, sepse nëse anëtarët e KK nuk do të kenë shtesa për pjesëmarje në mbledhje të Kuvendit të Komunës, mund të tërhiqen nga Kuvendet e Komunave, e që mund të shkaktohen edhe probleme të tjera. Ne si AKK kemi dërguat shkresë në MPBAP për një takim me kryetar të komunave në mënyrë që të diskutohet projekt ligji për paga. Së fundmi, neve kërkojmë që për punë dhe angazhim të njejtë të kemi edhe pagë të njejtë”, ka përfunduar Sazan Ibrahimi.