Lideri i krahut rinor të Alternativës për Gjermaninë (AfD), i njohur si Alternativa e Re (JA), Hannes Gnauck, ka thënë se është “i sigurt” që i ashtuquajturi “muri mbrojtës” i partive kryesore kundër AfD-së do të marrë fund pas këtyre zgjedhjeve.
“Jam i sigurt se ky i ashtuquajtur ‘muri mbrojtës’ do të marrë fund pas këtyre zgjedhjeve,” duke iu referuar qëndrimit të kahmotshëm të partive kryesore gjermane për të bashkëpunuar me njëra-tjetrën për të përjashtuar të djathtën ekstreme.
Ai shtoi: “CDU-ja (Unioni Kristian Demokrat) me Friedrich Merz nuk do të bashkëpunojë me AfD-në,” por “do të ketë një CDU pas Friedrich Merz-it, dhe kjo CDU do të duhet të bashkëpunojë me AfD-në”.