Tre liderët e opozitës tashmë kanë arritur në Ambasadën Amerikane në Prishtinë në një takim me Këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Pas takimit me krerët e shtetit, Chollet pasditen e së mërkurës po zhvillon takim me krerët e opozitës – Memli Krasniqin e PDK-së, Lumir Abdixhikun e LDK-së dhe Ramush Haradinajn e AAK-së.
Chollet opozitën do ta takojë i shoqëruar nga Emisari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.
Kjo vizitë ishte menduar të bëhej vitin e kaluar, por Chollet e kishte shtyer për shkaqe shëndetësore, shkruan Reproteri.net.
Në njoftimin e DASH, thuhet se vizita e Chollet në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Serbi, 11-13 janar, synon të nënvizojë përkushtimin e qëndrueshëm të SHBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor.