Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është rikthyer në Kyiv, në një moment kur Rusia po kryen vazhdimisht sulme raketore.
“Është mirë të jem këtu ku vlera që ne i konsiderojmë të shenjta po mbrohen çdo ditë”, kanë qenë fjalët e para të zyrtares së lartë të unionit, pasi shkeli në Ukrainë.
“Është vendi i duhur për të festuar ditën e Europës”, shton Von der Leyen.
Gjithashtu, konfirmon synimet për të shtuar presionin ndaj Rusisë.
“Vëmendja tani është kthyer në zbatimin rigoroz të sanksioneve dhe miratimin e masave të reja”, u shpreh presidentja e Komisionit Europian.
Gjatë ditës ajo pritet të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të diskutuar lidhur me eksportin e grurit, afrimin e shtetit të përfshirë nga lufta me BE-në, rindërtimin e qyteteve të shkatërruara dhe krimet makabre të Rusisë. /A2CNN