Lëvizja Vetëvendosje do të garojë në zgjedhjet e 9 shkurtit, me numrin 118.
Pas mbledhjese së KQZ-së, ku edhe është përcaktuar numri i subjekteve politike me short, partia në pushtet do të garojë me numrin 118, shkruan Gazeta Papirus.
Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë VV, me një postim në rrjetet sociale.
”118 është numri i 500 mijë zemrave që rrahin si një”, shkruhet në postimin e VV-së.