Nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, pas takimit me përfaqësuesit të subjekteve politike ka folur për ftesën që kryeministri Albin Kurti ai ka dërguar Lumir Abdixhikut.
Ai u shpreh se politika nuk është urrejtje e as dashuri. Konjufca e konsideron jo të pazakontë gjuhën e përdorur gjatë fushatës.
“Letra i është drejtuar vetëm LDK-së, kurse gjuhën që do ta përdorim, do të ketë gjithmonë një gjuhë e bashkëpunimit, e partneritetit, sepse ju mund ta merrni parasysh, tensionet dhe pluralizmin që munden me ndodh edhe gjatë fushatës, të cilat i kemi pasur edhe gjatë legjislaturës së tetë”.
“…por të gjithë zgjohemi në një mëngjes e shohim cili është rezultati i zgjedhjeve, dhe e kuptojmë që politika nuk ndërtohet mbi dashurinë, nuk është as urrejtje, as dashuri. Politika është me i kuptu interesat, por interesat të cilat i përfaqësojmë nuk janë tonat personale janë të Republikës së Kosovës”, tha Konjufca.
Ndryshe, LDK do të mblidhet në 16:00 për t’i dhënë përgjigje ftesës së Kurtit.