Pas publikimit të letrës së plotë që Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i dërgoi Komandanti të KFOR-it, që s’e çon FSK-në në veri pa leje paraprapake, ka reaguar Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, duke rikujtuar akuzat e rënda të Albin Kurtit ndaj Hashim Thaçit, të cilit për letrën dërguar asokohe NATO-s, e jepte për “tradhti kombëtare”.
“E tash A.K ? A ju kujtohen deklaratat histerike të A.K. kundër Hashim Thaçit? A ju kujtohet konferenca e jashtëzakonshme për shtyp, në të cilën Thaçi u fye, u etiketua, madje deri në nivel të tradhtisë kombëtare? E tash A.K., ku je? Mos u fsheh! Ballafaqimit publik mund t’i ikësh, por datës 9 shkurt nuk i ikën dot”, shkroi Çitaku në një reagim në Facebook.