Pas situatës së krijuar me moskonstituimin e Kuvendit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është drejtuar me një letër publike kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut.
Në këtë letër, Kurti ka ftuar LDK-në në një marrëveshje politike për bashkëqeverisje, me synimin që të tejkalohet ngërçi institucional që po e mban vendin të bllokuar.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se e ka pranuar ftesën e Kurtit, por se përgjigja zyrtare do të vijë në një moment tjetër.
Kryetari Abdixhiku do të kthejë përgjigje me kohë,” ka deklaruar zëdhënësi i LDK-së dhe deputeti Besian Mustafa pa dhënë më shumë detaje.