Për lidhjen e Serbisë me Amerikën do të mësojë më shumë së shpejti edhe presidenti amerikan, Joe Biden.
16 kongresistë amerikanë, i kanë nisur numrit një në Shtëpinë e Bardhë, një letër në favor të shtetit serb.Kjo u bë e ditur nga ambasadori serb në Washington, Marko Gjuriq. Letra një mijë fjalëshe po shihet si alarm për diplomacinë kosovare nga lobi shqiptar në Amerikë.
Ani se dokumenti mban firmat e një numri të vogël kongresistësh, ajo po thuhet se mund të rritet, njofton Klankosova.tv
Në këtë dokument përfshihet edhe bashkëpunimi ekonomik amerikano-serb.
Që Kosova të arrijë qetësinë me fqinjin verior, po vlerësohet se dera e vetme e kësaj zgjidhjeje është ajo e Capitol Hill, në të cilën veprojnë 435 kongresmenë e 100 senatorë.