Alarmi është lëshuar në komunën e Zubin Potokut, pasi është dëgjuar menjëherë kanë reaguar qytetarët serbë në këtë komunë të cilët po protestojnë para objektit komunal.
Në një reagim të menjëhershëm, ata kanë shkuar dhe janë rreshtuar afër kordonit të Policisë së Kosovës, duke shprehur shqetësimin e tyre lidhur me situatën aktuale.
Siç ka raportuar ekipi i terrenit të RTV Dukagjinit, në përpjekje për të siguruar kontroll më të mirë të situatës aktuale, autoritetet kanë nisur monitorimin e zonës së Zubin Potokut edhe përmes helikopterëve.
Helikopterët janë mobilizuar për të kryer patrullime ajrore dhe për të siguruar një vështrim të mëtejshëm mbi zhvillimet në terren.