Përmes një postimi në Instagram, ajo ka njoftuar se dy projektet janë realizuar në nderë të festës së Pavarësisë së Kosovës dhe epopesë së UÇK-së.
Këngëtarja nga Drenica, zbuloi se kënga “Komandant” publikohet sot (13 shkurt), ndërsa “Liria ka emër” prite të lansohet më 17 shkurt.
“Në prag të festës së pavarësisë dhe epopesë së UÇK-së po iu sjell dy këngë shumë të veçanta për mua! Nesër me datë 13.02.2022 do të publikohet kënga “Komandant” dhe në pritje të këngës “Liria ka emër”, 17.02.2022”, ka shkruar Leonora në postim.
Për realizimin e këngës janë kujdesur bashkëpunëtorët e saj, Avni Qahili, Ebrar Mazhar dhe Max Production.