Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi ka folur ekskluzivisht në emisionin “Frontal” në T7, për këngën e fundit të saj “Komandant”. Kjo këngë ka bërë bujë si në Kosovë ashtu edhe në Serbi.
Jakupi ka folur më shumë për reagimet që kënga e saj më e ra ka shkaktuar në Serbi. Për to këto reagime kanë qenë të pritshme.
“Ka qenë e pritshme. Nuk është hera e parë që mediat serbe merren dhe lakojnë emrin tim. Ndoshta për faktin e historikut të familjes sime dhe këngëve të mija të cilat janë publikuar gjatë kohës së luftës dhe pas kohës së luftës. Gjithmonë ka pasur tituj që Leonora Jakupi kjo është nacionalistja e cila i këndon UÇK-së, mandej ka pasur edhe libra, dhe një këngëtare e shtetit të tyre se unë jam nacionalistja më e madhe në Ballkan”, ka thënë ajo.
Ajo tha se ideja për tra bërë këtë këngë ka qenë e kamotshme. Më tutje Jakupi deklaroi se ka vendosur që ta publikojë këtë këngë në këtë kohë për shkak të festës së pavarësisë dhe festave të muajit mars.
“Kënga si ide ka qenë e kamotshme. Duke iu bashkangjitur edhe atyre kauzave të mija të mëhershme që i kam kënduar gjithmonë ushtarëve të Kosovës, dëshmorëve të Kosovës, familjes Jashari dhe të gjithë atyre që kanë sakrifikuar për këtë liri që e gëzojmë sot dhe është në vazhdën e saj. Si projekt ishte i kamotshme, por vendosa që ta publikojë për hir te festës së pavarësisë dhe pasi festat e marsit janë afër”, deklaroi ajo nw “Frontal”.
Më tutje, tregoi se kujt ia ka dedikuar këngën “Komandant”.
“Komandant janë të gjithë ushtarët e UÇK-së, pavarësisht cilit rajon apo brigadë i takojnë ata, janë ushtarë që kanë sakrifikuar më të shtrenjtën e tyre që ne ta gëzojmë lirinë sot. Komandantë janë edhe ata që ndodhen sot në Hagë dhe padrejtësisht mbahen me akuza të pavërteta. Për mua të gjithë komandantë dhe të gjithë ushtarët e UÇK-së janë të barabartë, të njëjtë dhe kanë merita të njëjta”, tha ajo.