Dy këngëtaret e njohura, Leonora Jakupi dhe Nora Istrefi dikur ishin dy shoqe të ngushta, por sot nuk flasin më me njëra-tjetrën.
Së fundmi, ato kanë qenë bashkë në të njëjtin event dhe situata mes tyre ka qenë e tensionuar. Sipas “Panorama plus”, në dhomat e grimit, mes dy vajzave ka pasur momente tensioni, ku nuk i kanë kursyer batutat me kunja. E njëjta situatë është vënë re edhe në festën e organizuar pas shfaqjes. Nora ka zgjedhur të qëndrojë në tavolinë me të afërmit e saj, kurse Leonora ka zgjedhur të jetë pranë disa nga kolegëve të saj të showbizit kosovar.
Kujtojmë që shkak për zënkën mes vajzave është bërë kënga “Sa t’kom dasht”, e cila ishte realizuar për ta kënduar Leonora, por që e kishte marrë Nora. Kënga u realizua nga Flori Mumajesi për Leonora Jakupin dhe kjo e fundit ia tregoi Nora Istrefit, e cila e regjistroi këngën në një studio tjetër. Që prej asaj dite, marrëdhënia e dy ish-mikeshave nuk ishte më njësoj./abcnews.al