Një person nga komuna e Rahovecit, ka pësuar lëndime derisa ishte duke punuar.
Siç njofton policia viktima fillimisht për trajtim mjekësor është dërguar në spitalin e Gjakovës e më pas për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK Prishtinë.
Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.