Një lëkundje toke është regjistruar në vendin tonë. Raportohet se lëkundjet janë shënuar rreth orës 23:00 të mbrëmjes, ndërsa epiqendra ka qenë në Klos, me një thellësi prej 8 kilometra dhe një distancë 64 kilometra nga kryeqyteti.
Lëkundjet kanë qenë të magnitudës 3.2 ballë i shkallës Rihter, ndërsa fatmirësisht nuk raportohen dëme në njerëz apo dëme materiale.