Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, nuk është pajtuar me vlerën e koeficientit prej 105 euro, të cilin e ka përcaktuar Qeveria.
Duke e kundërshtuar Projektligjit nr. 08/L-213 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023, i cili sot po diskutohet në Kuvend, ai ka thënë se kjo vlerë duhet jetë 129 euro.
“Duke pasur parasysh ngritjen e çmimeve, ne si AKA nuk pajtohemi që koeficienti te ketë këtë vlerë. Ne kërkojmë rritje te koeficientit në 129 euro, kjo është me e pakta që detyrohemi punonjësve të administratën publike”, ka thënë Lekaj.
Ai ka thënë se AAK-ja nuk do të lëshojë pe derisa punëtorit t`i jepet haku i mundit të tij.
“Ky koeficienti për ne është i papranueshëm, megjithatë ky koeficient më se shumti është dëshmues i dështimit tuaj. Për këtë qytetarët po binden për çdo ditë”, ka thënë Lekaj.