Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka qenë kritik ndaj kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për situatën në të cilën është vendi për mos konstituim të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Në emisionin DPT Fidani, Lekaj është shprehur se Kurti do të duhej të sillej më mirë me partitë e tjera politike që t’i ketë votat, për t’u votuar propozimi për kryetare të parlamentit që është Albulena Haxhiu.
I njëjti shtoi se Kurti ka fyer kryetarët e partive të tjera politike.
“Këtë shkollën e fyerjeve e ka sjellë vet Z.Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka lënë gjë pa sharë, nuk ka lënë gjë pa fyer, nuk ka lënë figurë politike apo kryetarë të subjekteve politike pa i fyer këto katër vite”.
“Dhe ajo çfarë ka ndodhur? Është dashtë ne të mendojmë të gjitha subjektet politike pa përjashtim se do të vijë një ditë që duhet të ketë bashkëpunim”, ka thënë Lekaj.
“Nuk mendoj se ne kemi rënë në kurthin e Kurtit, nuk mendoj se i kemi tejkaluar ato që janë ndoshta për të mos u ulur më në tavolinë. Këto zhargonet politike dhe fyerjet janë gjatë fushatës zgjedhore, mirëpo pas rezultatit zgjedhor, ajo që më bëri përshtypje për të keq, pra është fjalimi i Kurtit që të gjithë opozitën e ka quajtur ‘hajvana’”, tha Lekaj./Klankosova.tv