Leipzigu ka fituar kundër Real Madridit.
Gjermanët triumfuan me rezultat 3:2.
Gvardiol dhe Nkunku shënuan për 2:0 shumë shpejt, para se Vinicius Junior të ngushtonte epërsinë.
Fitoren e vulosi Werner që realizoi në minutën e 81-të.
Krejt në sekondat e fundit të ndeshjes, Rodrygo shënoi nga penalltia për 3:2.
Me këtë fitore, Leipzig shkon në kuotën e nëntë pikë në vendin e dytë, një më pak se Real Madridi në vendin e parë.
Ndërkaq, kjo lojë ishte veç sa për prestigj për “Los Blancos” pasi që ata e kanë siguruar kualifikimin.