Gazeta prestigjioze franceze “Le Monde” ka publikuar një artikull ku trajton zhvillimet aktuale në veri të Kosovës dhe reagimet ndërkombëtare ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Gazeta e njohur franceze e nisë artikullin me titull “Albin Kurti, kryeministri jo fleksibil i Kosovës”. Ndërsa në nëntitull thuhet se pavarësisht presionit të madh ndërkombëtarë, kryeministri Kurti “heziton të organizojë zgjedhje të reja në komunat me shumicë serbe në veri të vendit”. “Me gjithë presionin perëndimor, kreu i qeverisë kosovare heziton të organizojë zgjedhje të reja në komunat me shumicë serbe në veri të vendit.” Le Monde fokusohet në heshtjen e Kurtit i cili ende nuk ka dhënë një afat kohor të qartë për zgjedhjet e reja në katër komunat e veriut të Kosovës.
“Albin Kurti mund t’i përgjigjet një pyetjeje të përsëritur tre herë me një jo të thjeshtë, pa thirrje, pastaj të shpalosë mesazhin e tij pa ju dëgjuar më, duke ditur të qëndrojë i qetë, i sjellshëm dhe thellësisht jofleksibil”, – shkruan ‘Le Monde’.
Aty thuhet se strategjia e Kurtit për të sfiduar paradigmën e stabilitetit të mbrojtur nga fuqitë perëndimore ka ngritur alarmin tek liderët evropianë. Mediumi francez përshkruan më tej kronologjinë e zhvillimeve dhe qëndrimin ‘jo fleksibil të Kurtit’ që çoi në një “konfrontim të paprecedentë mes tij dhe fuqive perëndimore që luajtën një rol të rëndësishëm në pavarësinë e Kosovës.”
“Duke vonuar perëndimorët, z. Kurti, 48 vjeç, rrezizkontë nisë një konfrontim të paprecedentë me fuqitë të cilat megjithatë lejuan pavarësinë e këtij vendi të vogël ballkanik duke ndërhyrë, në vitin 1999, kundër ushtrisë serbe, më pas në mbështetjen e shpalljes së pavarësisë së saj në 2008. Asnjëherë më parë nuk janë parë kërcënime për sanksione dhe reprezalje kundër Prishtinës, por z. Kurti përgjigjet se “Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor”, – shkruan ‘Le Monde’.
Pavarësisht se emisarët nga Brukseli dhe Uashingtoni i kërkuan atij që të mbajë zgjedhjet deri në korrik, Kurti këmbëngul në vendosjen e parimeve me Beogradin përpara se të vazhdojë me obligimet.
“Ai e siguron atë “se nuk i është vënë ultimatum në tryezë” nga perëndimorët dhe përkohësisht për rreziqet e rrëshqitjes: “Situata është qetësuar. Ai nuk është më i qartë për krijimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe, që supozohet t’i jepte një formë autonomie kësaj pakice, ndërsa diplomati amerikan përgjegjës për Ballkanin, Gabriel Escobar, i dha atij afat deri të premten për të paraqitur një plan”, thuhet më tej në artikull.
Kritikët, duke përfshirë ish-kolegun e Kurtit, Visar Ymeri, shprehen shqetësime për autoritarizmin dhe tendencat e tij populiste dhe konfliktit të mundshëm midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, i cili i ka thënë mediumit francez se Kurti ‘çdoherë ka qenë kokëfortë’.
“Kurti pa ndjenja? ‘Ai ka qenë gjithmonë kokëfortë,’ thotë Visar Ymeri, një ish-bashkudhëtar që udhëhoqi partinë e tij, Vetëvendosje!, për disa vite përpara se të përplaste derën, duke e qortuar, si shumë të tjerë, për autoritarizmin e tij dhe një formë lëvizjeje populiste. – thuhet mes tjerash.
Artikulli përmend edhe draf-statutin për modelin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të propozuar nga kryeministri Edi Rama.
“Edhe pse i lidhur me Partinë Socialdemokrate Evropiane si ai vetë, edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është i dëshpëruar nga mosfleksibiliteti i homologut të tij kosovar me të cilin mban marrëdhënie të stuhishme. Të enjten, ai vetë bëri një propozim për një dalje nga kriza, gjest i kritikuar nga trupat e zotit Kurti”, thuhet aty.