Fehmi Kupina tashmë është emri i cili e ka propozuar Lidhja Demokratike e Kosovës për udhëheqës të Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Kupina është punëtor i Komunës së Prishtinës qe 18 vite, raporton lajmi.net
Ai për një periudhë ka qenë drejtor komunal i Administratës.
Ndërkohë që aktualisht është shef i Sektorit të Ofisarisë tash e shumë vite.
Kupina edhe dy vite do të arrijë moshën e pensionimit.
Ai ka qenë më i votuari nga asamblistët e LDK-së në zgjedhjet komunale në Prishtinë.