GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

LDK paralajmëron protesta kundër Marrëveshjes së Ohrit

14/04/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
LDK paralajmëron protesta kundër Marrëveshjes së Ohrit
Share on FacebookShare on Twitter

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka kundërshtuar Marrëveshjen e Ohrit në mes të Kosovës e Serbisë.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se ky ka qenë çmimi i një qeverie të tillë në dialog, ku shqetësimet më të mëdha për këtë parti janë pika dhe pjesa që thotë se duhet të harrohet e kaluara.

“Moskënaqësia ishte e plotë por reagimi ishte i përgjegjshëm në situatën çfarë e ka sjellë Kosovën kjo qeveri, sepse kur të vish në një situatë “merre ose leje” edhe reagimi opozitar e zbeh atë kundërshtimin, kur gjendja është merre ose leje. Ky është çmimi që e kemi paguar me këtë qeveri në proces të dialogut, loja me vendosjen e gjashtë kushteve pa kohë në seancë plenare dhe shqetësimet kanë qenë të sakta që jemi larguar nga njohja në qendër dhe gjithçka është pjesë e marrëveshjes edhe asociacioni edhe vetëmenaxhimi, qoftë edhe roli i Kishës Serbe si pjesë e saj, që edhe këtu nuk po tregohet sinqeriteti me qytetarët e Kosovës se çka po negociohet dhe çfarë baze ligjore ka. Ato që i dimë dhe që kemi bërë adresimet tona ka qenë pika 7 dhe pjesa e parë që thotë se duhet të harrohet e kaluara, që i bie falje e të gjitha krimeve e dëmeve që janë bërë për vite të tëra në kohën e luftës e para saj”, thotë ai.

Zemaj është i mendimit se vetëmenaxhimi do të jetë problem për çdo pjesë të Kosovës ku ka qoftë edhe vetëm një serb dhe jo vetëm për komunat veriore.

“Problematika e vetëmenaxhimit lidhet tash me situatën në veri dhe për këtë arsye ne duhet të jemi vigjilentë atë që po tentohet të ndodhë sepse përmes vetëmenaxhimin do të bartet problematika jo vetëm në veri por në çdo pjesë të Kosovës ku ka qoftë edhe vetëm një serb. Vetëmenaxhimi del përtej komunave me shumicë ku është asociacioni, ku aty flet për komunitetin serb kudo që është dhe jo vetëm në komunat me shumicë serbe ku kjo e çon në nivel tjetër që të flitet për autonomi ose çdo formë tjetër me interferime të bashkësisë ndërkombëtare.  Kundërshtimi do të jetë i ashpër kur t’i shohim dokumentet sepse nëse del ajo që në dokumentet. Ne po hyjmë në një rrugë pa kthim dhe të problemeve të mëdha që do të dalin në të ardhmen, sidomos me menaxhimin e këtyre objekteve fetare”, vlerëson deputeti i LDK-së, raporton Gazeta Blic.

Për mënyrën se si do ta kundërshtojnë këtë marrëveshje, Zemaj nuk përjashton as protestat, teksa shton se Qeveria e ka kthyer Kosovën në vitin 2013.

“Kundërshtimi do të jetë permanent, i guximshëm politik dhe i bazuar në Gjykatën Kushtetuese. Do të shohim forma se nëse ka një lëshim dhe nëse ka devijim do të përdorim të gjitha format demokratike, pa përjashtuar edhe protestat, nëse e kemi kryeneçësinë, paaftësinë ose pabesinë e kësaj qeverie. Sigurisht që kjo do të ndodhë sepse ja kemi borxh Kosovës, vite e vite pas dialogut ku ishte synimi që i gjithë procesi të përfundojë me njohje dhe të kalonim në një nivel tjetër të bashkëpunimit rajonal, kjo qeveri na ktheu aty ku ishte, në vitin 2013 dhe 2015”, deklaron ai.

 

Tags: Armend ZemajldkMarrëveshja e Ohritprotesta
ShareTweetShare
Previous Post

Dodik kërcënon sërish me ndarjen e Republikës Sërpska

Next Post

I dyshuari për vrasjen e rëndë në Pejë ndalohet për 48 orë

Next Post
I dyshuari për vrasjen e rëndë në Pejë ndalohet për 48 orë

I dyshuari për vrasjen e rëndë në Pejë ndalohet për 48 orë

Lajmet e fundit

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

21/05/2025
Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

21/05/2025
Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.