Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës.
Në një komunikatë për media, LDK ka thënë se Abdixhiku qëndron në këto momente të rënda me familjet.
“Me dhimbje e pikëllim të thellë morëm lajmin tragjik për humbjen e tre fëmijëve në tragjedinë në Jabllanicë të Gjakovës.
Në emër të gjithë anëtarësisë së LDK-së, ju shpreh ngushëllimet e sinqerta familjeve, ndërsa në këto momente të vështira, qëndrojmë pranë tyre dhe lutemi që ta përballojnë këtë humbje të madhe.
Po ashtu lus që të gjitha organet kompetente të zhvillojnë hetim të plotë dhe të shpejtë për të sqaruar rrethanat e kësaj tragjedie” – ka thënë ai.