Pas përzgjedhjes drejtor në RTK të militantit të Vetëvendosjes, Rilind Gërvalla, nga Lidhja Demokratike e Kosovës vlerësojnë se kryeministri Kurti po tenton ta institucionalizojë propagandën përmes televizionit publik.
Sipas LDK-së, televizioni publik i Kosovës është institucion i pavarur, por përzgjedhja e Gërvallës drejtor nënkupton se pushteti po e kap atë.
“Përzgjedhja e një aktivisti politik në krye të kanaleve shqip në RTK, përveç se përbën një kapje të plotë të këtij institucioni publik, shpërfaq qartazi dhe tendencën e pushtetit për të institucionalizuar propagandën partiake në kanale publike të informimit”, thuhet në reagim.