Lidhja Demokratike e Kosovës po mban takimin me gazetarë e opinionistë në të cilën do të diskutohet për situatën politike në vend.
Punëtorët medialë e përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, sikur edhe analistët e opinionistët, i ka pritur në takim kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili mes tjerash me të ftuarit do të flasë edhe për relacionet e Kosovës me aleatë.
Takimi do të mbahet me dyer të mbyllura.