Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se e “vjedhja e rezervave shtetërore është bërë me vendim qeveritar”.
“Ky nuk është vetëm rast korruptiv është një rrjet i gjerë kriminal – i mbështetur nga niveli më i lartë. Me vendim të vitit 2022, autoriteteve të rezervave u jepet mundësia të merrin rezervat shtetërore pa prokurim. Qeveria e ka bërë më të lëhtë vjedhjen”, tha Rukiq në konferencën për media, pas aksionit të sotëm të Policisë në të cilin u arrestua Ridvan Muharremi, pronari i “Bukë e Zemër” dhe dy zyrtarë të MINT.
“Ky rast është pjesë e mozaikut të gjerë dhe të gjatë kriminal të instaliuar nga LVV në të gjitha nivelet e qeverisjes”.
Ky pushtet ka treguar paaftësi të jashtëzakonshme për me qeverisë, ndërsa në anën tjetër ka treguar zell të jashtëzakonshëm për kapjen e shtetit”.
Rukiqi në fund ka thënë se “dorëheqja e Rozeta Hajdarit është e padiskutueshme”.