Lazio ka arritur marrëveshje me Milos Kerkezin, sa i përket pagës së tij.
Kerkezi ka pranuar kushtet e Lazios, teksa negociatat me me AZ Alkmaar do të vazhdojnë në javën e ardhshme deri sa të përfundojnë, ka raportuar eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.
Hungarezi nuk do t’i bashkohet Benficas, pasi këta të fundit në vend të tij do të nënshkruajnë me Jurasek për shumën e 15 milionë eurove.
Ai para se të transferohet në Holandë, ishte pjesë e ekipit të rinjve të Milanit.