Kandidatja për deputete nga lista e koalicionit AAK-Nisma Socialdemokrate-Konsevatorët E30 dhe Ideal, Lavdije Deliu ka shpërndarë një mesazh për qytetarët e Kosovës, duke i ftuar ata të marrin pjesë aktive në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Përmes një deklarate të saj, Deliu theksoi se këto zgjedhje janë një moment kyç për të ardhmen e vendit dhe për të sjellë ndryshimin e shumëpritur.
“Zgjedhjet parlamentare janë një mundësi vendimtare për të formuar qeverinë që do të udhëheqë Kosovën në vitet e ardhshme. Ky është momenti për të punuar së bashku dhe për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë, më të begatë dhe më të zhvilluar,” ka shkruar Deliu në postimin e saj publik.
Deliu i ka ftuar qytetarët të dëgjojnë me kujdes programin e saj dhe të mbështesin përmes votës vizionin që ajo përfaqëson.
Sipas Deliut, votimi nuk është vetëm një e drejtë demokratike, por edhe një përgjegjësi qytetare për të ndikuar në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë.
“Qytetarët janë forca kryesore e ndryshimit, dhe unë jam këtu për t’i përfaqësuar dhe për të punuar për interesat e tyre.Ky nuk është një moment ndarjeje apo gare, por një mundësi për të bashkuar forcat dhe për të punuar për të mirën e përbashkët,” ka theksuar Deliu
Tutje Deliu ka bërë thirrje për përfshirje masive në zgjedhje mbetet një apel për të gjithë qytetarët, të cilët janë të ftuar të bëjnë zgjedhjen e tyre për të ardhmen e vendit.
Kujtojmë që Lavdije Deliu është kandidate për deputete ku mbart numrin 54 nga radhët e listës së koalicionit AAK-Nisma Socialdemokrate-Konsevatorët E30 dhe Ideal ku në zgjedhjet e 9 shkurtit do të garoje me numer 137.