Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, është ndarë i zhgënjyer nga kolegu i tij në sulm, Romelu Lukaku.
“Saga e Lukakut? Isha i zhgënjyer nga Romeluja, është e vërtetë”, ka thënë Martinezi për Lukakun.
“Kam provuar ta telefonoj në ato ditët e kaosit, mirëpo ai nuk m’u përgjigj kurrë, dhe të njëjtën e bëri me bashkëlojtarët e mi”.
“Isha i zhgënjyer. Mirëpo në rregull, është zgjedhja e tij”, ka thënë ai për La Gazzetta dello Sport.