Laura Fazliu është kualifikuar në çerekfinale të Grand Slamit të Tbilisit në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Garuesja kosovare e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti kinezen Jing Tang.
Në rrethin e tretë, Fazliu ishte më e mirë se francezja Gaetane Deberdt për të shkuar në çerekfinale.
E aty, xhudistja kosovare do të ketë punë me britaniken Gemma Howell.
Fazliu do të mundohet të fitojë medalje në garën që po mbahet në Gjeorgji.
Dje medalje të argjendta fituan dy kampionet olimpike, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, ndërsa i fituan edhe nga 700 pikë olimpike. Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha nuk arritën deri tek medalja, ndërsa nesër do të garojë Loriana Kuka.